“Nëse nuk vij për dy ditë bëj kallëzim …”/ Çfarë i tha së ëmës i zhdukuri në Sarandë

“Nëse nuk vij për dy ditë bëj…

Detaje të tjera janë zbardhur për Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari, të cilët  rezultojnë të zhdukur prej më shumë se dy javësh. Policia dhe familjarët e tyre janë duke zhvilluar kërkime në disa zona në Sarandë, por pa rezultat. Deri më tani asnjë shenjë apo indicie për vendodhjen e tyre.

Ndërkohë, nëna e Leonard Thodhorit ka treguar në një intervistë televizive se së fundmi djali i saj ruhej pasi kishte frikë se e ndiqnin dhe mund ta vrisnin. Ajo ka rrëfyer se Leonardi i ka thënë që nëse nuk kthehet brenda dy ditësh në shtëpi të bëjë kallëzim sepse diçka mund t’i ketë ndodhur.

Mësohet se Thodhori ishte përdorues i kokainës dhe para se të zhdukej për dy ditë ka konsumuar lëndë narkotike së bashku me një shok. Në këtë pikë një pikë dyshimi për zhdukej e tyre është edhe përfshira në banda droge.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit