Nëse pandemia do të jetë nën kontroll, Qeveritë Europiane do të shkojnë për pushime jashtë vendit

Nëse pandemia do të jetë nën kontroll,…

Shefi për turizëm në Gjermani, Komisionari Thomas Bareiss ka thënë se gjermanët ndoshta do të mund të realizojnë pushimet verore jashtë shtetit.

Bareiss ka thënë për të përditshmen, Der Tagesspiegel se nëse pandemia është nën kontroll, njerëzit mund të shkojnë diku jashtë shtetit për pushime,

Ai ka thënë se Gjermania ka qenë duke negociuar me kombet e tjera rreth pushimeve të verës.

Qeveritë europiane janë duke shqyrtuar një varg mundësish për të bërë të mundur pushimet.

Më shumë se 100,000 persona janë konfirmuar se kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Europë.

Mirëpo të dhënat e fundit tregojnë se shtetet e goditura më shumë nga ky virus, Franca, Italia dhe Spanja, kanë kaluar pikun e shpërthimit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron u ka thënë të martën gazetarëve se “ende është shumë herët për të kuptuar nëse do të kemi pushime” dhe se kjo gjë do të qartësohet në fund të muajit qershor.

“Ajo çfarë mund të them është se do të kufizojmë udhëtimin e madh ndërkombëtar, edhe gjatë muajve të verës. Ne do të qëndrojmë brenda Europës dhe në varësi të shkallës së pandemisë, do të mund ta zvogëlojmë perimetrin edhe pak më shumë”, ka thënë ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit