Nëse zjarrëfikësit do të kishin ardhur në kohë Jakupi do të shpëtonte, u vonuan 40 minuta dhe s'kishin ujë

Nëse zjarrëfikësit do të kishin ardhur në…

Riza Mullahu, fqinji i 52-vjecarit që humbi jetën ditën e sotme pasi banesa e ti u përfshi nga flakët, ka treguar momentet e tmerrit që përjetoi teksa përpiqej t’i shpëtonte Jakup Çotjes, por ishte e pamundur.

Nësë zjarrëfikëset do të kishin ardhur në kohë jata e 52-vjecarit mund të shpëtohej.

Riza Mullahi tregoi se kur djali i tij telefonoi zjarrëfikëset, ajo nuki ofroi ndihmë duke e hequr përgjegjësinë nga vetja dhe duke ja ngarkuar policisë, ndërsa policia i kishtë thënë të lajmëronte zjarrëfikëset. Kjo humbje kohe dhe papërgjegjshmëri i kushtoi jetën sot 52-vjeçarit, Jakup Çotja, ndërsa bashkëshortja e tij, ka aritur t’i mbijetojë flakëve.

“Djali lajmëroi zjarrifikëset. I doli Malësia e Madhe. I kanë thënë nuk kemi punë. Djali i tha po digjet shtëpia me njerëz brenda në Zogaj, lajmëroji. Jo lajmëroi ti. Pastaj ka marrë policinë. Policia i ka thënë lajmëro zjarrfikëset. Lajmëroi zjarrfikëset e Shkodrës e ata mund të kenë ardhur pas 40 minutash. Ishin 4 vetë. Kanë shpenzuar ujin, kanë mbushur cisternat, e kanë ardhur deri në orën 08:00 kanë qëndruar këtu, derisa e nxorrën viktimën. Ishte për ti bërë derman viktimës por nuk u arrit” thotë ai.

Shërbimit Zjarrfikës Shqiptar është lënë pas dore, sa herë ndodh ndonjë ngjarje e rëndë nga zjarri, apo sa herë digjen pyjet, kullotat, sidomos në stinën e nxehtë të verës ose fatkeqësi të tjera natyrore si: tërmete apo përmbytje, qytetarët i kthejnë sytë nga Shërbimi Zjarrfikës.

 Shërbimit Zjarrfikës Shqiptar është pa qendër trajnimi, të pa modernizuar me teknikë dhe paisje të pakta dhe primitive, me një trajtim financiar qesharak për zjarrfikësit, që s‘e ka asnjë vend në botë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit