Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit!

Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit!

Ditën e nesërme, 23 mars 2023, fillon muaji i bekuar i Ramazanit. 

Në një postim në Twitter, Ministria e Vakëfeve (Awqaf) dhe Çështjeve Islame në Katar ka njoftuar se 23 mars 2023 do të jetë dita e parë e muajit të shenjtë të Ramazanit për vitin 1444 hixhri në Katar.

Agjërimi që fillon para lindjes së diellit deri në perëndim të diellit zgjat diku nga 12 deri në 18 orë, në varësi të vendit ku ndodheni në botë.

Agjërimi përfshin privimin nga ngrënia, pirja, pirja e duhanit dhe marrëdhëniet seksuale gjatë orëve të ditës për të arritur një sakrificë më të madhe për Zotin.

Ramazani fillon çdo vit 10 deri në 12 ditë më herët. Kjo për shkak se kalendari islamik bazohet në kalendarin hënor të Hixhrit me muaj që janë 29 ose 30 ditë. Këtë vit, dita e parë e agjërimit në Mekë të jetë e enjtja, 23 mars. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit