Nesër nis punimet Kuvendi i Shqipërisë, media do ta ndjekë seancën nga oborri, asnjë gazetar brenda në sallë!

Nesër nis punimet Kuvendi i Shqipërisë, media…
Featured image of article: Nesër nis punimet Kuvendi i Shqipërisë, media do ta ndjekë seancën nga oborri, asnjë gazetar brenda në sallë!

Kuvendi i Shqipërisë nis nesër, më 18 janar, punimet për vitin 2021. Në një njoftim për mediat në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë është bërë me dije se punimet do të nisin në orën 17:00 të pasdites.

Në njoftimin e lëshuar nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, shkrueht se ndërsa gazetarët dhe kamerat nuk mund të qëndrojnë në sallë por por do të lejohen vetëm në oborr, në vendin e caktuar për shtypin

Njoftimi i plotë:

Të nderuar kolegë, Ju njoftoj se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 18.01.2021, ora 17:00.  (Urdhër nr. 2, datë 13.01.20217, i Kryetarit  te Kuvendit, z. Gramoz Ruçi)

Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjtat me ato të seancave të mëparshme: makinat do të hyjnë dhe sinjalin do ta marrin nga RTSH. Ju lutem, kujdesuni që të jenë vetëm makinat që janë të akreditura.

Gazetarët dhe kamerat nuk do të hyjnë në sallë, por do të lejohen vetëm në oborrin e Sallës së Seancave Plenare, në vendin e caktuar për shtypin. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim. Faleminderit!

Njoftimi i Kuvendit
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit