“Nesër nuk do t’i ulni dot sytë!”, aktori mesazh Ramës për teatrin: Do bërtasësh si Rikardi III

“Nesër nuk do t’i ulni dot sytë!”,…

Pas vendimit të Këshillit Bashkiak për shembjen e Teatrit Kombëtar, artistët po vijojnë deri në fund rezistencën.  Në fjalën e mbajtur aktori i njohur Neritan Liçaj, iu drejtua profesorëve dhe kolegëve të tij që kanë dhënë “OK”-in për shembjen e teatrit.

“Neve që kemi dy vjet dhe tre muaj këtu na detyroheni! Të gjithë ju profesorët dhe kolegët. Nesër pasnesër kur të shihemi në sy, nuk do t’i ulni dot sytë, sepse do t’ua ngre kokën dhe do t’u them: Ej si ishte ajo puna?!”

Mandej, aktori i njohur iu drejtua kryeministrit Rama duke i thënë se nuk do të trembet nga presionet e tij.

“Ti kujton se duke më hequr patentën, e duke më vënë një gjobë do të më trembësh mua! Kujton ti se unë të kam frikë. Ore ti dispropocion fizik edhe psiqik. Unë jam 51 vjeç, lej edhe rrit në Tiranë. Jetoj me qira, unë nuk kam ca humbas, t’i humbet sarajet e Surrelit që i ke bërë me leket e emigracionit. Në je burrë eja këtu në shesh edhe folu qytetarëve! Ta kam thënë para Kryeministrisë të bërtasësh: Rikardi III. “Eskortë, eskortë, jap kolltukun e kryeministrit për një eskortë!”.

“Na e ke sjellë në majë të hundës. Mirë që nuk bëre asgjë për të na i rregulluar jetët tona, nuk na le as të jetonim me dinjitet jetët tona. Ti je pa shpirt. Unë habiten me ata që të thonë ty: Vër dorën në zemër! Zotërinj ai nuk ka zemër!”, vijoi aktori fjalën e tij. /Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit