Nesër skadon shtetrrethimi! Cilat janë masat që priten të jepen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve?

Nesër skadon shtetrrethimi! Cilat janë masat që…
Nuk dihet nëse do të qëndrojnë në fuqi masat e tanishme, të cilat janë vendosur në datën 24 dhjetor. Për dy javë me rradhë shqiptarët kanë respektuar orën policore nga ora 20:30 deri në 06:00.
Featured image of article: Nesër skadon shtetrrethimi! Cilat janë masat që priten të jepen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve?

Nesër është dita e fundit që shqiptarët do të jenë në karantinë me orën e re të shtetrrethimit. Prej dy javësh Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që shqiptarët të karantinohen nga ora 20:30 deri në 06:00. Data 5 Janar 2021 u vendos të ishte dita e fundit e respektimit të kësaj mase që u vendos për shkak të rregullave anti-covid.

Ndërkohë pritet që Komiteti Teknik i Ekspertëve të dalë ditën e nesërme në një konferencë për mediat aty ku do të njoftojë rregullat e reja anti-covid.

Nuk dihet nëse do të qëndrojnë në fuqi masat e tanishme, të cilat janë vendosur në datën 24 dhjetor. Ekziston mundësia që kjo orë policore të shtyhet dhe të rikthehemi me masën e mëparshme kur fasha e mbylljes ishte në orën 22:00 deri në 06:00.

Vlen të theksohet se numri i personave të prekur dhe viktimat nga COVID në vend janë pakësuar, ndaj kjo mund të ndikojë në masat e reja që do deklarohen ditën e djeshme nga grupi i ekspertëve.

Mbetet të presim nëse do ju rikthehemi masave të mëparshme apo do zbatojmë këto që kemi në fuqi aktualisht.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit