Netanjahu nuk përfill as liderët e botës: Lufta nuk ndalet deri në fitore

Netanjahu nuk përfill as liderët e botës:…

Lufta e Izraelit me Palestinën ka hyrë në muajin e tretë me 50 mijë të plagosur dhe mbi 18 mijë njerëz të vrarë në Rripin e Gazës. Shumë shtete në botë kanë bërë thirrje për armëpushim pas rinisjes së fushatës ushtarake të Izraelit dhe intensifikimin e bombardimeve që kanë shkaktuar rritjen e lartë të viktimave dhe të plagosurve.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu ka deklaruar këtë të mërkurë se presionet ndërkombëtare nuk do të ndalojnë Izraelin deri në fitoren përfundimtare.

“Dua të them në mënyrën më të qartë të mundur, siç i thashë komandantëve në fushë, ne do të vazhdojmë deri në fund. Nuk ka pikëpyetje fare, unë po e them edhe në përabllë dhimbjes së ushtarëve të rënë dhe gjithashtu përballë presioneve ndërkombëtare. Asgjë nuk do të na ndalojë, ne do t’i shkojmë deri në fund fitores, asgjë më pak se aq.” – ka deklaruar Netanjahu.

Kjo deklaratë e Netanjahut vjen pas thirrjeve të Sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Gutierrez i cili ka thirrur në mbledhje urgjente Këshillin e OKB për miratimin e rezolutës për armëpushimin e luftimeve në Rripin e Gazës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit