Netanyahu: Nuk ka "asnjë shans" për kthimin e pengjeve të Izraelit

Netanyahu: Nuk ka “asnjë shans” për kthimin…

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë kushtet e një marrëveshjeje që përfshinte tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gaza.

Marrëveshja për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi u duk se u tërhoq të dielën pasi një zyrtar i Hamasit tha se refuzimi i kushteve të tyre nga Benjamin Netanyahu do të thoshte se nuk kishte “asnjë shans” për kthimin e tyre.

Një zyrtar i Hamasit, Sami Abu Zuhri, i tha Reuters se refuzimi i kryeministrit izraelit për t’i dhënë fund ofensivës ushtarake në Gaza “do të thotë se nuk ka asnjë shans për kthimin e robërve”, të cilët vlerësohet të jenë 130 në numër.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit