Netanyahu: Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shkatërrojmë Hamasin

Netanyahu: Nuk na mbetet gjë tjetër veçse…

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se ai shpreson të kapërcejë mosmarrëveshjet me presidentin amerikan Joe Biden kur bëhet fjalë për luftën në Gaza dhe se Izraeli “nuk ka zgjidhje tjetër veçse të shkatërrojë Hamasin”, duke përfshirë anëtarët e atij grupi në Rafah.

“Ne shpesh kemi rënë dakord, por kemi pasur edhe mosmarrëveshje. Ne kemi arritur t’i kapërcejmë ato.

Shpresoj se do të jemi në gjendje t’i kapërcejmë tani, por do të bëjmë atë që duhet të bëjmë për të mbrojtur vendin tonë”, tha Netanyahu në një intervistë.

Duke folur për luftën në Gaza, Netanyahu tha se Izraeli “nuk ka zgjidhje tjetër veçse të shkatërrojë Hamasin”, duke përfshirë anëtarët e atij grupi në qytetin e Rafahut.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit