Netanyahu sot në gjykatë, hera e parë në historinë e Izraelit që një kryeministër e bën këtë

Netanyahu sot në gjykatë, hera e parë…

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu sot shkon në gjyq për korrupsion dhe kjo është hera e parë në historinë e vendit që një udhëheqës aktual e bën këtë, shkruan BBC.

Netanyahu është akuzuar për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit. Akuza të cilat ai i ka mohuar vazhdimisht.

Kryeministri 70-vjeçar ka refuzuar thirrjet e kundërshtarëve për të dhënë dorëheqjen, ndërsa ai lufton në gjykatë lidhur me çështjet.

Kjo vjen vetëm një javë pasi ai u betua përsëri në detyrë si kryetar i qeverisë.

Rivali i tij politik, Benny Gantz, ra dakord të ndajë pushtetin me të pas tre zgjedhjeve jo-përfshirëse brenda një viti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit