Nevina Shtylla tregon arsyen që e largoi për pak kohë nga ekrani

Nevina Shtylla tregon arsyen që e largoi…

Nevina Shtylla është padyshim një ndër personazhet më të dashur të ekranit shqiptar. Prej disa vitesh pjesë e televizionit, ajo ka arritur të bëhet një ndër moderatoret më të suksesshme. Mirëpo, Nevina ka vendosur të tërhiqet nga ekrani.

Pas përfundimit të rubrikës së saj në “E diell”, ajo është angazhuar në një projekt të sajin personal. Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit, Nevina ka sqaruar se cila ka qenë arsyeja që e shtyu të shkëputet nga televizioni.

“Sepse më duhet pak pushim pas 6 viteve në ekran dhe ndërkohë jam fokusuar maximalisht në një projekt timin personal të cilin do ta ndaj me ju shumë shpejt.”, shkroi Nevina. Më herët, ajo është shprehur se po punon për një brand të sajin.

“Unë jam në një moshë për të bërë një ‘brand’. Jam duke u munduar që ta sjell shumë shpejt, jam duke u munduar që të sjell diçka të re, ndryshe, është një produkt që vjen për herë të parë si i konceptuar në Shqipëri sepse prodhimin do ta ketë në Itali”, tregoi Nevina.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit