New York Times: Afganët në Shëngjin me kampe luksoze si në asnjë vend tjetër

New York Times: Afganët në Shëngjin me…

Gazeta prestigjioze New York Times i ka kushtuar një reportazh afganëve të strehuar në Shengjin në Shqipëri. Gazeta thekson se afganët janë strehuar në kampe luksoze ndryshe nga të gjitha vendet e tjera ku janë strehuar afganët.

Autori e cilësonte çuditshëm faktin që kampet janë kaq luksoze duke marrë parasysh faktin që Shqipëria është një nga vendet më të varra në Europe, thekson ai.

Reportazhi nënvizon që “fatura e refugjatëve paguhet kryesisht nga organizata si National Endoëment for Democracy, fondacioni Yalda Hakim, por edhe fondacioni Soros”.

Gazeta amerikane ndjek në veçanti fatin e refugjatëve të strehuar në resortet e Shëngjinit, ku burra e gra afganë duken ende disi të hutuar, peng të kujtimeve dhe frikës për familjarët ende në atdhe.

Autori sjell historinë e një vajze e cila ka zgjedhut ta quaj veten Tahera pasi ka frikë të tregojë identitetin e saj. Ajo është studente mjekësie dhe tregon se shpresonte që të shkonte në SHBA tek xhaxhai i saj.

Tahera, dëshiron të mësojë notin dhe biçikletën, diçka e ndaluar në Kabul.  Pushuesit shqiptarë, kryesisht nga Kosova, duket se po i mirëpresin ato, dhe nuk duken të shqetësuar nga prania e tyre.

“Jemi refugjatë luksi. Shkojmë në plazh, shohim vajza gjysmë të zhveshura, flemë dhe hamë rregullisht. Për pjesën më të madhe të njerëzve, kjo është parajsa”, thotë një ish-përkthyes, i cili pohon se pavarësisht komoditetit ende nuk fle nga makthi kur kujton mënyrën si iku nga qyteti i tij Herat, duke iu shpëtuar kontrolleve të talebanëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit