New York-u, për herë të parë me një kryepolic mysliman

New York-u, për herë të parë me…

Për herë të parë, New York-u, një metropol jo vetëm amerikan, por dhe botëror, do ta ketë një kryepolic mysliman.

Adeel Rana, me origjinë nga Pakistani, i cili është edhe presidenti i Shoqatës së Policisë Myslimane në New York, është emëruar kreu i rajonit të 84-të të Policisë së Qytetit të New York-ut.

Rana i tha se për të ky ishte një moment shumë i lumtur.

“Kjo është një ngjarje për të cilën duhet të ndjejnë krenari shoqëria jonë, rinia jonë dhe ata që janë duke u përpjekur që të theksojnë imazhin pozitiv të Islamit në vendet e Perëndimit”, deklaroi Rana.

Duke theksuar se ai do të bënte çmos për të përfaqësuar komunitetin mysliman në mënyrën më të mirë dhe që të jetë një model i mirë për të gjithë, Rana tha se ai “shpreson se kjo do të jetë një pikë kthese për gjeneratat e reja”./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit