Neymar, baba për herë të dytë! Modelja e famshme në pritje të ëmbël

Neymar, baba për herë të dytë! Modelja…

Neymar dhe Bruna Biancardi do të bëhen prindër. Ylli brazilian i futbollit dhe e dashura e tij modele kanë njoftuar se janë në pritje të ëmbël, që nuk dihet është djalë apo vajzë. Foshnja do të jetë fëmija i dytë për Neymar, pas 11-vjeçarit Davi Lucca.

Biancardi dhe Neymar filluan të takoheshin në vitin 2021, duke e zyrtarizuar statusin e marrëdhënies së tyre në janar të 2022. Më vonë në gusht 2022 ata u ndanë menjëherë pasi njoftuan fejesën e tyre, raporton Daily Mail.

Në atë kohë, modelja konfirmoi ndarjen, ndërsa hodhi poshtë thashethemet për tradhtinë: “Unë kam qenë gjithmonë vetvetja dhe ju e dini këtë, por ngaqë vazhdoni të pyesni, do të doja ta bëja të qartë se nuk jam në një lidhje dhe nuk kishte asnjë pabesi. Unë kujdesem shumë për të (Neymar) dhe familjen e tij! Ju lutemi mos përmendni emrin tim. Faleminderit shumë!”

Në fillim të vitit 2023, dyshja filluan përsëri të takoheshin dhe tani kanë ndërmarrë hapin tjetër në marrëdhënien e tyre: të kenë një fëmijë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit