Neymar i rrëmben të fejuarën ish-shokut të skuadrës

Neymar i rrëmben të fejuarën ish-shokut të…

Në futboll nuk po kalon një moment aspak të mirë, pasi të dielën pësoi një tjetër dëmtim, që do ta mbajë larg për të paktën një muaj, por braziliani, Neymar ka një sukses të jashtëzakonshëm në raport me femrat.

Së fundi ylli i PSG-së ka nisur një romancë me modelen 27-vjeçare amerikane, Natalia Barulich, ndërsa lajmi është dhënë nga mediat braziliane, sipas të cilave bukuroshja e cila njihet nga të gjithë si e dashura e këngëtarit të famshëm Maluma,  ka disa kohë që udhëton shpesh drejt Parisit.

Marrëdhënia mes Natalias dhe Malumës është në krizë dhe çifti po shkon drejt ndarjes nga ky fakt kërkon të përfitojë Neymar, i cili është gati t’i rrëmbejë të dashurën super seksi, yllit kolumbian të muzikës.

Natalia është e lindur në SHBA nga babai kroat dhe nëna kubane, ndërsa pas lajmit për një romancë të re mes saj dhe Neymar, asnjëri prej të dyve nuk ka reaguar për ta mohuar, duke lënë të kuptohet se gjithçka është e vërtetë.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit