Nga 1 prilli Gjermania legalizon përdorimin e kanabisit

Nga 1 prilli Gjermania legalizon përdorimin e…

Programi i shumëdiskutuar i koalicionit të kancelarit gjerman Olaf Scholz, për legalizimin e pjesshëm të kanabisit hyn në fuqi nga e hëna 1 prill në Gjermani.

Pas miratimit të ligjit, kanabis do të lejohet të përdoret në mjedise publike për të gjithë mbi moshën 18 vjeç, por rregullat strikte do ta bëjnë më të vështirë blerjen e drogës.

Sipas mediave gjermane legalizimi i kanabisit do të bëhet që të minojë tregun e zi, të mbrojë ata që e konsumojnë nga kanabisi i kontaminuar dhe të shkurtojë rrjedhat e të ardhurave për bandat e krimit të organizuar.

Sipas ligjit do të lejohet mbajtja e 25 gramëve kanabis të tharë në vende publike për të rriturit, si dhe kultivimi i bimës në shtëpi, deri në tre bimë për të rritur.

Konsumimi i kanabisit është i ndaluar në një rreze prej 100 metrash rreth shkollave, kopshteve, këndeve të lojërave dhe objekteve sportive publike. Ndalohet plotësisht edhe në rrugë nga ora 7:00 deri në 20:00.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit