"Nga 12 mijë vetëm 36 shqiptarë janë dëbuar", Braverman: Kemi dështuar

“Nga 12 mijë vetëm 36 shqiptarë janë…

Çështja e emigrantëve të paligjshëm të mbërritur në mënyrë ilegale në Mbretërinë e Bashkuar janë kthyer në temën kryesore të ditës në mediat dhe qeverinë britanike.

Sekretarja e brendshme britanike, Suella Braverman ka pranuar se qeveria britanike ka dështuar në politikën e saj të azilit.

Zyra e Bredshme bëri me dije se nga 12 mijë emigrantë shqiptarë që kanë mbërritur në Britani përmesa kanalit të ‘La Manshit’ vetëm 36 janë deportuar në Shiqipëri në kuadër të marrëveshjes me shtetin shqiptar.

“Ne kemi dështuar të kontrollojmë kufijtë tanë, po, dhe kjo është arsyeja pse kryeministri dhe unë jemi absolutisht të vendosur për ta rregulluar këtë problem. Unë nuk do të drejtoj gishtin e fajit ndaj një personi, nuk është aq e thjeshtë sa kjo. Nuk mendoj se është e dobishme të drejtosh gishtin e fajit te dikush”, tha ajo. 

Braverman komentoi dhe situatën aktuale në qendrën e pritjes së emigrantëve në Manston, e cila është e mbipopulluar pasi nga një kapacitet me 1400 vende sot aty ka më shumë se 4000 emigrantë që presin t’u shqyrtohen kërkesat për azil. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit