Nga 17 janari 2022 do të hidhen në treg kartëmonedhat e reja!

Nga 17 janari 2022 do të hidhen…

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko,ka dhënë një konferencë për mediat, teksa ka thënë se institucioni që përfaqëson parashikon kthimin e inflacionit në vend në 3% deri në fund të vitit 2022. Gjithashtu duke nisur nga data 17 janar i vitit 2022, në qarkullim pritet të futen kartëmonedhat e reja 500 dhe 2000 lekëshe.

Gent Sejko:

Po ashtu, ne kemi vijuar punën për plotësimin e serisë se re të kartëmonedhave. Në muajin qershor të vitit 2021 u hodhën ne qarkullim edhe 2 prerje të tjera, ato 1,000 dhe 10,000 Lekë. Shtimi i kësaj të fundit, pra i kartëmonedhës me prerjen më të madhe në vlerën 10,000 Lekë, përbën edhe një risi në procesin e prodhimit të parasë sonë. Njëkohësisht, vlen të theksohet se në vitin 2021, kemi prodhuar edhe 2 kartëmonedhat e fundit të serisë, ato me prerje 500 dhe 2000 Lekë, të cilat pritet të hidhen në qarkullim në ditët në vijim, duke realizuar përfundimisht kompletimin e serisë sonë të re të kartëmonedhave, të përbërë nga 6 prerje. Duke filluar nga data 17 janar 2022, kartëmonedhat e reja do të jenë në duart e publikut dhe do të qarkullojnë paralelisht me kartëmonedhat e serisë aktuale. Ato janë dizajnuar dhe prodhuar me teknologjinë më të fundit të fushës dhe janë të pajisura me elemente bashkëkohore dhe të sofistikuara sigurie.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit