Nga 201 kopshte dhe çerdhe, 81 janë të jashtëligjshme në Shqipëri

Nga 201 kopshte dhe çerdhe, 81 janë…

Masakrimi i një vajze 3-vjeçare në kopshtin “Stinët, e cila u bë publike në media dhe solli një reagim të madh të qytetarëve, duket se ka zgjuar nga gjumi letargjik institucionet përgjegjëse.

Kontrollet e fundit në terren në 201 çerdhe dhe kopshte, 81 prej tyre kanë rezultuar në kundërshtim me ligjin, në disa qytete të vendit.

Më konkretisht, 63 çerdhe dhe kopshte u zbuluan se qëndronin hapur pa licencën përkatëse ose me dokumentacion të parregullt. Ndaj tyre kanë nisur hetimet për veprat penale “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”, “Punësimi i paligjshëm”, “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ndërsa 18 prej tyre kryenin veprimtarinë në kundërshtim me ligjin, ku janë kryer verifikimet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe me organet tatimore.

Shumica e çerdheve dhe kopshteve që u gjetën në kundërshim me ligjin janë në Tiranë e në Durrës, për t’u ndjekur më pas nga Lezha, Shkodra, Fieri, Vlora dhe Gjirokastra.

Por godinat e kopshteve dhe çerdheve kanë qenë aty, në hyrje pallati apo banesa private. Kanë qenë në të njëjtin vend, ku dukshëm dallohen që janë institucione për fëmijët, për shkak edhe të animimeve të filmave vizatimorë që ngjisin gjithandej.

Përball tyre, ku ngrihen edhe hije dyshimi për korrupsion, shteti mbyll sytë dhe veshët, duke i lejuar të veprojnë në paligjshmërinë e tyre, por tregohen të kujdesshëm të mos lejojnë shkeljen e ligjit për ata të moshuar që shesin një tufë majdanoz.

Po këto kopshte dhe çerdhe që u kapën në paligjshmëri, do të vijonin qetësisht punën e tyre, në rast se një fëmijë nuk do ishte dhunuar në mënyrë barbare. Në vendin tonë, qartazi dallohet që reagimi vjen vetëm kur një fëmijë i mitur masakrohet, i thyhet këmba apo të bëhet për spital. Publikimi në media dhe reagimi popullor u kanë prishur rehatinë institucioneve që paguhen për të mbajtur në monitorim çdo subjekt privat apo shtetëror, që të jenë në përputhje me ligjin.

Kjo nuk është hera e parë dhe as e fundit, kur shteti jonë reagon vetëm kur plas një skandal, dhe që bën çudinë më të madhe vetëm 3 ditë, më pas vazhdojnë programin e tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit