Nga 24 vite burg, bëri vetëm 16 vite/ Inspektoriati i Drejtësisë do të hetojë magjistratët për Dan Hutrën

Nga 24 vite burg, bëri vetëm 16…

Ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të mërkurë në Tiranë, ku tre grave iu mor jeta dhe tre të tjera u plagosën po e ndjek edhe Inspektori i lartë i Drejtësisë.

Mësohet se është urdhëruar nisja e verifikimit të rastit për të identifikuar, nëse ka, përgjegjësi disiplinore nga ana e magjistratëve.

Dan Hutra autori i kësaj ngjarjeje është një individ i dënuar më parë për vrasje.

Krimi i tij i parë e bëri kush ishte 20 vjeç. Në atë kohë ai  mbajti peng nënën e kunatës së tij dhe përdhunoi kunatën tjetër, krime për të cilat u dënuar vetëm me 3 vjet burg.

Hutra u dënua me 24 vite burg pasi vrau të fejuarën e tij duke e goditur me thikë në zemër për shkak të xhelozisë.

Por për këtë ngjarje gjykata pranoi gjykimin e shkurtuar, ai qëndroi në burg vetëm 16 vjet.

Në burg u rikthye më 16 Qershor të vitit të shkuar, për dhunë në familje. Do të kishte qenë ende në burg, nëse ish-bashkëshortja e tij Elena Hysa, e cila mbeti e plagosur këtë të mërkurë në masakrën që ndodhi në familjen e saj, nuk do të kishte tërhequr kallëzimin.

Drejtësia që e e liroi, tani kërkon fajtorët brenda vetes që falën një person me qasje dhe sjellje kriminale.

Institucionet shtetërore nuk arritën që në shoqëri të integronin një të rieduktuar, por nxorrën nga burgu një person që dhunën, plagosjen dhe vrasjen, i kishte në planet e tij afatshkurtëra.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit