“Nga 30 nxënës kanë mbetur vetëm 10”/ Mësuesja në Kukës: Fëmijët largohen nga kushtet e vështira

“Nga 30 nxënës kanë mbetur vetëm 10”/…

Dita e 7-Marsit këtë vit nuk erdhi fortë e mirë për disa mësues në Shqipëri. Një rast i tillë është në shkollat e Kukësit, një nga qytetet më të braktisur nga të rinjtë.

Në shkollën fillore të fshatit Petkaj kanë mbetur vetëm10 nxënës, nga 30 nxënës që kishin tre klasa dikur.

Nxënësit të grupuar në një klasë kolektive, të cilët udhëtojnë çdo ditë me kilometra të tëra për të shkuar në shkollë.

Mësuesja e vetme e shkollës Fëllanxa Isufaj ka treguar në një intervistë televizive se nxënësin largohen prej kushteve të vështira. Atyre iu duhet të udhëtojnë kilometra në ditë të ftohta. Ajo thotë  se as kushtet në shkolla nuk janë të mira dhe kjo i pengon nxënësit që të marrin njohuri njësoj si moshatarët e tyre.

 “Unë kam shumë vite që punoj këtu, kam patur shumë nxënës, po emigracioni ka bërë që shumë të tjerë të ikin jashtë, e vështira është të punosh me klasa kolektive, po ia kemi dalë pasi dhe prindërit na kanë ndihmuar, me dëshirën që kam të punoj si mësuese, dashuria që kam për nxënësit më ka bërë t’ia dal me sukses. Unë mbaj tre klasa. Më parë ka patur mbi 30 nxënës në 3 klasa, tani janë më pak se 10”, tha ajo.

Fshatrat në qarkun e Kukësit vazhdojnë akoma me klasa kolektive, ndërsa numri i nxënësve bie çdo vit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit