Nga Afrika mbërrin në Europë, identifikohet rasti i parë me Covid Nu

Nga Afrika mbërrin në Europë, identifikohet rasti…

Në Evropë është identifikuar  rasti i parë i mutacionit të Covid B.1.1.529. këtë e ka bërë të ditur ministri belg i Shëndetësisë Frank Vandenbroucke. E infektuara shfaqi simptoma 11 ditë pasi kishte udhëtuar në Egjipt nëpërmjet Turqisë, ishte e pavaksinuar dhe nuk ishte diagnostikuar më parë me koronavirus.

Sipas the guardian e infektuara nuk kishte asnjë lidhje me Afrikën e Jugut apo ndonjë vend tjetër në pjesën jugore të kontinentit afrikan. Kujtojmë se që prej ditës së djeshme ky variant ka alarmuar të gjithë botën. B.1.1.529  mësohet se është potencialisht rezistent ndaj antitrupave dhe vaksinave.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit