Nga bileta e avionit tek hotelet, vendet që do të paguajnë që të shkoni me pushime atje

Nga bileta e avionit tek hotelet, vendet…

Shtetet e goditura nga turizmi po ofrojnë mundësinë që t’i paguajnë turistët të kthehen t’i vizitojnë, pasi të ketë mbaruar pandemia. Shumë destinacione të preferuara për pushime po përballen me krizën ekonomike, ndërsa fluturimet janë anuluar dhe kufijtë janë ende të mbyllur.

Ja disa nga mënyrat se si destinacionet turistike po ofrojnë të paguajnë për pushimet tuaja pas koronavirusit:

Siçilia

Nga bileta e avionit tek hotelet, disa vende në botë do të

Për çdo tre netë që qëndroni në një hotel, ata do të mbulojnë shpenzimet për njërën prej tyre, së bashku me biletat e hyrjes në muzeve dhe vendet arkeologjike. Ata gjithashtu do të paguajnë gjysmën e biletës tuaj të avionit. Qeveria do të përdorë 50 milionë euro për të financuar këtë skemë.

Japonia

Nga bileta e avionit tek hotelet, disa vende në botë do të

Qeveria japoneze mund të paguajë gjysmën e biletës suaj të avionit. Gjithashtu po merren parasysh edhe stimuj të tjerë.

Zëdhënësi i Agjencisë së Turizmit në Japoni, Hiroshi Tabata tha gjatë një konference për shtyp se qeveria po lë mënjanë 12.5 miliardë për të inkurajuar turizmin. Ata gjithashtu mund të subvencionojnë shpenzime të tjera të udhëtimit në vend.

Meksika

Nga bileta e avionit tek hotelet, disa vende në botë do të

Sipas Shoqatës së Hoteleve Cancun, një masë e re do të jetë një ofertë “Eja në Cancun 2×1”. Kjo do të përfshijë dy netë falas për çdo dy net të paguara, me disa sugjerime për zbritje biletash avioni gjithashtu, sipas mediave lokale.

Bulgaria

Disa plazhe në Bullgari do të bëhen falas për turistët, si dhe lehtësira në pagesa siç janë shezlonget.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit