Nga djali i Isa Mustafës, tek oligarku Shkëlqim Devolli, ja cilët janë pronarët e terminaleve doganorë në Kosovë

Nga djali i Isa Mustafës, tek oligarku…

Albin Kurti, kryeministri në detyrë i Kosvës, ka patur sot një vizitë në objektin e vjetër të Aeroportin e Prishtinës. Si një politikan i zotuar për të shpëtuar shtetin nga privati dhe oligarkia, Kurti deklaroi se objeti i ish-Aerportit është i përshtatshëm për hapjen e një Terminali Doganor, i cili do të jetë në pronësi të shtetit.

Siç kam kuptuar 37 milionë euro i kanë të hyrat 10 terminalet doganore në pronësi private. Le të ia fillojmë me këtë terminal doganor këtu në Prishtinë që gjeografikisht është në mes të Kosovës pastaj të vazhdojmë në Mitrovicë e në Vërmicë. Ne si Qeveri shprehim interesimin që në një kohë sa më të shkurtuar që ta funkisonalizojmë këtë ndërtesë që ka edhe energji elektrike e ku funksionojnë si Terminal Doganor të shtetit tonë”, u shpreh Kurti.

Pronësi në terminale ka edhe familja Devolli nga Peja, përkatësisht Shkëlqim Devolli. Sipas deklarimit në Agjencinë e Regjistrimet të Bizneseve, Terminali i Devollit kap vlerën e mbi 1 milion eurove dhe është pjesë e kompanisë “Devolli Corporation”. Shkëlqim Devolli është ndoshta oligarku më i fuqishëm në Kosovë. Ai madje përflitet se është personi që financoi një nga lëvizjet më të bujshme politike në Kosovë, gjatë viteve të fundit: atë të ndarjes së Lëvizjes Vetëvendosje dhe krijimin e PSD-së me në krye Shpend Ahmetin.

Terminalet e tjera me pronësi të personave pranë qarqeve politike

Bizneset e Terminaleve Doganore kanë lidhje edhe me familjen e Isa Mustafës. Arben Mustafa, djali i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa është drejtor në një terminal.“Intereuropa Kosova” siç është përshkruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve ka 90% të aksioneve në pronësi ndërsa apo 137 mijë 250 euro. Ndërsa, pjesa tjetër e pronësisë është në emër të Hazbi Hasani.Arben Mustafa është përfaqësues i autorizuar ndërsa në kompaninë “Intereuropa Kosova” ndërsa sot mbanë pozitën e drejtorit.

Gjithashtu, në Prishtinë është edhe Terminali Doganor në pronësi të familjes së ish-deputetes së PDK-së, Margartita Kadriu. “Emporium” quhet biznesi i terminalit dhe është në emër të Ruzhdi Kadriut, babit të Margarita Kadriut. Kapitali i deklaruar në ARBK është në vlerën e një milion eurove.

Një tjetër Terminal Doganor privat është edhe ai në Komunën e Prizrenit, ai terminali “Holandez” në pronësi të kompanisë Fitorja. Kjo e fundit është në pronësi të Tahir Malokut.

E njëjta kompani e ka një terminal doganor edhe në Ferizaj.Terminal Doganor ka edhe në Han të Elezit. Biznesi në ARBK është i regjistruar në emrin vetëm si “Terminali SH.P.K.”, ndërsa vlera e deklaruar është mbi 8 milionë euro. 55.1% e kapitalit të këtij Terminali është kompania “N.n. ” r & rukolli ” sh.p.k.” dhe “Bajramaliu sh.p.k”. Kompania R& R Rukolli është në pronësi të Rrustem Rukollit i cili ishte kordinator i mbrojtjes së ish kryetari të Skenderat Sami Lushtaku. /Pamfleti

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit