Nga e hëna, Sllovenia fut në izolim çdo shtetas që hyn në vend

Nga e hëna, Sllovenia fut në izolim…

Duke nisur nga dita e hënë çdo slloven apo shtetas i huaj që hyn në Slloveni duhet të karantinohet. Vendimet për karantinë të detyruar lëshohen për ata që jetojnë në Slloveni, të cilët kanë vizituar vende të “listës së kuqe”, me rrezikshmëri të lartë për shkak të pandemisë, siç janë: Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi.

Ishte ministri i Punëve të Brendshme Aleš Hojs, i cili konfirmoi se nga e hëna, Sllovenia do të lëshojë vendime për karantinë të detyruar për ata që vijnë nga zonat e kuqe në të gjitha vendkalimet kufitare me Kroacinë.

“Dispozitat për karantinë do t’i dorëzojë policia kufitare, pasi automatikisht, në formë elektronike, lëshohen nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa procedura do të zgjasë nga 5 deri në 7 minuta”, theksoi Hojs./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit