Nga gomonet tek maunet/ Shqiptarët i rikthehen rrugëve të vjetra për kalimin në Britani

Nga gomonet tek maunet/ Shqiptarët i rikthehen…

Shqiptarët po braktisin kalimet me gomone nëpër La Mansh, duke preferuar tashmë kamionët dhe maunet, nga frika se ata do ndalohen dhe deportohen në Shqipëri, nëse mbërrijnë me gomone.

Sipas mediave të huaja, grupet kriminale po ndërrojnë taktikë përmes trafikimit të shqiptarëve përmes mauneve, pasi shanset që të kapen janë më të pakta nëse mbërrijnë në Britani dhe mundësitë janë më të mëdha të zhduken në të zezë nëse s’kapen nga autoritetet e emigracionit.

Është projektligji i ri i Migracionit që parashikon që ata që vijnë me gomone dhe kapen do ndalohen dhe deportohen menjëherë në vendin e origjinës, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kjo ndoshta shpjegon edhe ndryshimin e taktikës së grupeve kriminale që merren me trafikimin e qënieve njerëzore. Rritja e kërkesës për kalimet me gomone ka bërë që çmimi i kalimeve ilegale të shkojë sërish në 20 mijë sterlina sipas reklamave që ende bëhen në Tik-Tok.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit