Nga Italia: Pepe Reina, ‘regjisori’ që nxori jashtë Tomas Strakoshën te Lacio

Nga Italia: Pepe Reina, ‘regjisori’ që nxori…

Fillon rivaliteti me Pepe Reina, në Itali presin që Strakosha të ulet në  stol - TiranaNews

Në Itali besojnë se rikthimi i Tomas Strakoshës si titullar te Lacio duket tepër i vështirë duke parë paraqitjet që po bën shoku i skuadrës dhe homologu Pepe Reina. Media italiane “cittaceleste.it” i ka kushtuar një artikull çështjes së portierit të Shqipërisë te skuadra laciale. Duke parë paraqitjen e fundit me Atalantën në kampionat, Reina shikohet si organizatori dhe lideri i ri i ekipit.

 

Artikulli i “La Cittaceleste” për dy portierët e Lacios, Pepe Reinën dhe Tomas Strakoshën

Lacio, ‘regjisori’ Reina që nxori jashtë Strakoshën

Ai është regjisori, është Reina. E pabesueshme se si komandon lëvizjet e skuadrës nga porta. Të gjithë e ndjekin atë, ai gjithmonë e më shumë komandon lojën e ekipit. Në fund, cakton ai se ku duhet të shkojë topi. Ka një statistikë të çmendur: vetëm Milinkoviçi realizoi më shumë pasime se Pepe (56 ndaj 54) në takimin e fundit. Portieri spanjoll dërgoi saktë 18 topa të gjatë, 8 më shumë se çdo lojtar tjetër i Lacios. E kuptoni se përse të gjithë e përqafuan atë te Lacio në fund të sfidës? Kjo situatë e bën rikthimin e Strakoshës në portë akomë më të ndërlikuar: përtej shmangies së gjurit të enjtur dhe operacionit, problem shtohet për rinovimin e Strakoshës. Ka një diskutim që Strakosha mund të kthehet shpejt (Gabriel Pereira mbetet).

PANORAMASPORT.AL

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit