Nga janari 2021, bankat raportojnë në BSH emrat e 20 kredimarrësve më të mëdhenj

Nga janari 2021, bankat raportojnë në BSH…

Duke nisur që nga janari i vitit që vjen bankat tregtare në vendin tonë do të raportojnë çdo tre muaj në Bankën e Shqipërisë 20 kredimarrësit më të mëdhenj. Raportimi po bëhet në kuadër të ndryshimit të Rregullores për Ekspozimet e mëdha që aktualisht është në fazë konsultimi.

Rregullorja e re i detyron bankat që për qëllime raportimi dhe monitorimi plotësojnë dhe dorëzojnë në fund të çdo 3 mujori në Bankën e Shqipërisë, raportimin e kredimarrëseve që arrijnë ose tejkalojnë 10% të kapitalit rregullator të bankës.

Gjithashtu bankat duhet të raportojnë 20 ekspozimet e mëdha, pavarësisht nëse arrijnë/tejkalojnë ose jo 10% të kapitalit rregullator.

Bankat duhet të raportojnë 10 ekspozimet më të mëdha të bankës ndaj institucioneve financiare, pavarësisht nëse arrijnë/tejkalojnë ose jo 10% të kapitalit rregullator, përpara përjashtimeve, reduktimeve dhe zbutjes së rrezikut të kredisë.

Raportimi i ri përfshin ekspozimin e bankës ndaj bankave me rëndësi sistemike dhe ekspozimeve të bankës ndaj personave/grupeve të personave me marrëdhënie të veçantë me bankën dhe të gjitha ekspozimet ndaj qeverive qendrore.

Për të reduktuar kreditë e këqija Banka e Shqipërisë në vitin 2014 Banka e Shqipërisë miratoi një plan masash dhe një sërë rregulloresh.

Një nga rregulloret ishin kufizimet sasiore ndaj kredimarrëseve, e tillë ishte edhe ajo “Për administrimin e rrezikut nga ekspozimet e mëdha të bankave”, miratuar në shkurt të vitit 2014. Objekti i kësaj rregulloreje është përcaktimi i rregullave dhe kritereve për llogaritjen, mbikëqyrjen dhe raportimin e ekspozimeve të mëdha të bankës ndaj një personi/klienti ose grupi personash/klientësh të lidhur ndërmjet tyre ose me bankën, për qëllim të administrimit të rrezikut që rrjedh nga ekspozimi i përqendruar ndaj tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit