Nga Kakavija me helikopter në suitën me 5 yje të Himarës, ministren Xhaçka e 'pret barku' për shqiptarët...

Nga Kakavija me helikopter në suitën me…

Qindra emigrantë shqiptarë po dergjen këto ditë në diell dhe në errësirë në mes të maleve në pritje për të kaluar kufirin për në Greqi.

Prej të paktën 4 ditësh në pikat doganore kryesore të Kakavijës dhe Kapshticës që lidhin Shqipërinë me Greqinë, situata është bërë mjaft e rëndë.

Njësoj si refugjatët e luftès, mijëra emigrantë shqiptarë tashmë që duan të kthehen drejt vendeve të punës, janë lënë nga dy shtetet anëtare të NATO-s, të dergjen.

Por më trågjik është fakti se qeveria shqiptare dhe ministri prej lodre i Jashtëm, apo ministri i “mpirë” i Diasporës, nuk po veprojnë për t’u ardhur në ndihmë.

Por e turpshme ka qenë edhe hipokrizia e ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila u duk tejet e “pikëlluar” ditën e djeshme, para kamerave kur u pyet për situatën në Kakavijë dhe Kapshticë.

Sipas informacioneve dhe fotove të siguruara nga “Gazetaatdheu.com”, ministrja Xhaçka, ka shkuar deri në Kakavijë jo me automjetin e saj, por me helikopterin e ushtrisë, që është kthyer në “taksi qeveritare”.

Olta ka preferuar që ta monitorojë nga sipër situatën, për t’i bërë të ditur publikut që kjo s’ishte puna e saj, dhe më pas i është hakërryer gazetarëve për pyetjet e bëra.

“Mesa duket këtë trishtim, Xhaçka, ka vendosur ta ndiejë në një vend luksoz, ku fjetja bëhet në suita dhe pjatat kapin vlerë marramendëse”.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa foto të saj.

Ai shkruan se, ajo është fotografuar në një hotel me 5 yje në Himarë, shoqëruar me disa nota ironie.

Ja statusi në facebook i ish-kryeministrit Berisha:

“Ndrikull Xhaçka nga Kakavia kthehet dhe shpreh pikellimin e saj ne Hotelin me pese yje ne Himare. Foto tregon se respekton fort edhe distancen sociale! sb”

[ngg src=”galleries” ids=”327″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit