Pa u mbyllur ende historia me aeroportin e Vlorës, në tavolinë del Gjirokastra.
Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka hapur procedurën për përzgjedhjen e konsulentëve që do të hartojnë studimin e fizibilitetit për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Gjirokastrës.
Me pak fjalë, aeroporti rikthehet në lojë. Por për kë?
FILLIMISHT DO T’I BËHEN LLOGARITË…
Konsulentët do të analizojnë kërkesën për transport ajror, turizmin, numrin e mundshëm të pasagjerëve, aeroportet konkurruese, trafikun vendas e ndërkombëtar dhe interesin e linjave ajrore.
Do të përllogariten edhe tre skenarë: i ulët, bazë dhe i lartë.
Pra, para se të vendoset fati i aeroportit, do të shihet mirë sa pasagjerë mund të sjellë dhe sa leverdi mund të ketë.
PASTAJ DEL NË SKENË FJALA “KONCESION”
Mes rreshtave të dokumentit shfaqet edhe ajo që shqiptarët e njohin mirë: “modeli i mundshëm PPP/Koncesion”.
Koncesioni nuk është vendosur ende, por dokumenti parashikon qartë që edhe ky model të analizohet për të ardhmen e aeroportit.
Pra pyetja mbetet: NGA KTHETRAT E KUJT DO TË GLLABËROHET AEROPORTI I GJIROKASTRËS?