Nga kush frikësohet Luana Vjollca? Moderatorja angazhon truprojën, e mori me vete edhe në protestë

Nga kush frikësohet Luana Vjollca? Moderatorja angazhon…

Luana Vjollca e ka marrë seriozisht çështjen e sigurisë ndaj vetes, pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje.

Moderatorja ishte një nga personazhet e shumtë publikë që dolën në shesh më katër qershor dhe nën moton “Për fëmijërinë e vjedhur”, protestuan kundër abuzimit të fëmijëve të mitur.

Ajo që ra në sy ishte fakti që Vjollca, e shoqëruar nga motrat Marina dhe Lira, kishte edhe truprojë me vete.

Me kapele në kokë dhe me maskën e vënë, Luana kishte vendosur edhe syzet që të mos njihej se kush ishte.Mirëpo kamerave nuk u ka shpërtuar prezenca e bukuroshes së ekranit në protestë edhe pse e mirësiguruar.

Vetëm para një jave, Luana Vjollca depozitoi një kallëzim për përndjekje. Moderatorja shprehet para efektivëve të komisariatit nr.1 në Tiranë se një 26-vjeçar nga Kosova e ndiqte këmba-këmbës dhe e ngacmonte.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit