Nga nesër lejohet shërbimi taksi ndërqytetas, çfarë duhet të kenë parasysh qytetarët

Nga nesër lejohet shërbimi taksi ndërqytetas, çfarë…

Nga nesër nisin një sërë masash lehtësuese që synojnë hapjen graduale të ekonomisë së vendit. Kësisoj rikthehen disa shërbime të nevojshme për qytetarët dhe shtohen zonat e gjelbërta.

Risija për të hënën e 4 majit është rinisja e shërbimit taksi ndërqytetës me dy anëtarë familje. Kujtojmë që kjo masë u komunikua për mediat disa ditë më pare nga vet ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Më konkretisht ministrja: “Nga data 4 maj do të lejohet shërbimi taksi, në të gjithë territorin, duke zbatuar protokollin e sigurisë me deri në dy pasagjerë, anëtarë të së njëjtës familje për udhëtimet ndër-qytetase.”

Qytetarët mund të gjejnë në platformën e-Albania protokollin e masave higjieno-sanitare që duhet zbatuar për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Personeli i punësuar duhet të përdorë në çdo moment dorezat mbrojtëse, të mbajë në çdo moment maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën. Maskat, higjienizuesi dhe dorezat sigurohen nga subjekti pronar.

Në automjet duhet të ofrohet produkti higjienizues i duarve për klientët dhe të kujdeset për rimbushjen e tyre. Përqindja e substancës aktive duhet të jetë minimalisht 60% alkool. Klienti dezinfekton duart në hyrje dhe dalje nga automjeti. Klienti mban dorezat dhe maskën mbrojtëse çdo moment.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit