Nga nesër ndryshojnë rregullat për të kaluar në Kosovë, ja çfarë duket të dini

Nga nesër ndryshojnë rregullat për të kaluar…

Duke filluar nga nesër, hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID për tu futur në Kosovë, të cilët pritet të miratohen sot nga Kuvendi.

Ministria e Shëndetësisië ka propozuar masa shtrënguese, për shkak të rritjeve të rasteve me Covid-19 gjatë ditëve të fundit.

Lëvizja e qytetarëve do të jetë deri në orën 22:00, ndërsa masa shtrënguese do të ketë dhe për shtetasit e tjerë që do të hyjnë në Kosovë.

“Sigurisht që do të ketë masa sa i përket hyrjes në vendin tonë, qytetarët që vijnë në vendin tonë sigurisht që do të kenë 3 doza apo 2 doza dhe testin PCR të freskët për të dëshmuar mund të ketë kufizime edhe të kalimit të disa shërbimeve nga forma e dhënies së shërbimeve fizike në online”, ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Fatik Hoti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit