Nga nesër zyrtarisht në fushatë, KQZ letër Ramës, aktorëve politikë dhe OSBE-së

Nga nesër zyrtarisht në fushatë, KQZ letër…

Nga dita e nesërme vendi do të hyjë zyrtarisht në fushatë elektorale, dhe në lidhje me këtë fakt KQZ i ka nisur një letër të gjithë aktorëve politikë dhe misionit të OSBE ODHIR, ku kërkon respektimin e Kodit Zgjedhor, veçanësisht nga ana e drejtuesve të institucioneve të cilët duhet të tregojnë vetëpërmbajtje

“Duke marrë në konsideratë raportet e para të depozituara nga monitoruesit, KQZ i bën apel të gjithë drejtuesve të institucioneve publike të tregojnë vetpërmbajtje dhe të përmbushin detyrimet e tyre sipas Kodit Zgjedhor”, thekson KQZ.

Në shkresë, KQZ iu drejtohet partive politike, duke iu thënë se e kanë të ndaluar të përdorin burimet publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore, dhe duke i paralajmëruar se nëse nuk zbatojnë kërkesat e KQZ, do të përballen me gjoba.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit