Nga portreti i vajzës deri te numri i fëmijëve që dëshiron, Turi rrëfehet për herë të parë pasi u bë baba

Nga portreti i vajzës deri te numri…

Turjan Hysko dhe Orinda Huta janë bërë prindër për herë të parë më datën 15 korrik.

Moderatorja solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Atara. Që nga ai moment çifti nuk kanë nguruar të postojë vazhdimisht foto të vogëlushes, duke shuar çdo kuriozitet.

Mbrëmjen e sotme, ka qenë Turi që ka zhvilluar një “intervistë” në Ask Me në Instastory dhe padyshim pyetjet më të shumta kanë qenë rreth Atarës.

I pyetur se kush e ledhaton më shumë të bijën, ai ka thënë Orinda.

Më tej, Turi ka treguar se tani që e di ndjesinë dhe përkujdesin si baba për fëmijën, dëshiron të ketë katër të tillë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit