Nga QEJFI i madh e pësoi/ Hipi në çati për të bërë foto, bie nga 8 metra lartësi, vdes 22-vjeçarja shqiptare në Greqi

Nga QEJFI i madh e pësoi/ Hipi…
Featured image of article: Nga QEJFI i madh e pësoi/ Hipi në çati për të bërë foto, bie nga 8 metra lartësi, vdes 22-vjeçarja shqiptare në Greqi

Një 22-vjeçare me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë pak orë më parë në një spital në Selanik të Greqisë. Mediat greke, bëjnë me dije se ajo para 10 ditësh kishte rënë nga çatia e shtëpisë pasi kishte hipur për të bërë foto. Ajo kishte rënë nga lartësia 8 metër dhe që më pas ishte nisur me urgjencë në spital.

Fqinjët kishin dëgjuar thirrjen e saj për ndihmë dhe njoftuan një ambulancë që e transportoi atë me fraktura në një spital të qytetit.

Pas 10 ditësh shtrimi në spital, 22-vjeçarja, me origjinë shqiptare, për fat të keq nuk ia ka dalë që të shpëtonte dhe ditën e sotme ka ndërruar jetë.  Një autopsi pritet të hedhë dritë mbi rastin . Policia shqyrtoi versionin se vajza fatkeqe u ngjit në vend për t’u fotografuar, por megjithatë kjo është mohuar nga familjarët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit