Nga se ka frikë Dr. Fauci? Eksperti 'e dredh': Situata po zbutet, nuk ka nevojë për kufizime...

Nga se ka frikë Dr. Fauci? Eksperti…

Në SHBA situata e koronavirusit ka nisur që të vihet nën kontroll me gjithë numrin ende të lartë të të infektuarve dhe po ashtu edhe të atyre që po humbin jetën. Por në një kohë që mediat e financuara nga liberalët kanë goditur qeverisjen e Presidentit Trump duke e bërë përgjegjëse për këtë situatë, faktet po flasin pro tij.

Janë të shumtë mjekët dhe ekspertët që tashmë kanë fituar zë, dhe që deklarojnë hapur se kjo situatë u arrit të vihej më në fund nën kontroll vetëm prej masave të marra nga Shtëpia e bardhë dhe Presidenti Trump.

E me sa duket “Luani” e ka fituar edhe këtë betejë, por në të njejtën kohë teoritë e tij dhe propozimet, ka nisur që të gjejë përkrahjen edhe të skeptikëve dhe atyre që ishin për mast ekstreme të izolimit.

Pikërisht njëri prej tyre, eksperti i lartë i koronavirusit në Amerikë, Dr. Anthony Fauci, që tashmë Presidenti Trump e shkarkoi nga funksionet, ka thënë se, nuk ka më nevojë për të shtrirë më shumë kufizimet, pavarësisht se shkalla e infeksionit në vend mbetet e lartë.

“Unë nuk mendoj se do të flasim për t’iu kthyer kufizimeve”,- i tha ai agjencisë së lajmeve “AFP”. “Unë mendoj se do të flasim për përpjekjen për të kontrolluar më mirë ato zona të vendit, që duket se kanë një numër rastesh”.

Frenimin e agresivitetit të infeksioneve e ka treguar e para ish-epiqendra e koronavirusit në Amerikë, Nju Jorku. Metropoli botëror, duket se e ka vënë nën kontroll epideminë, ndërkohë që shkalla e infeksionit ende po rritet në shtetet e tjera.

Por duke qenë se për një kohë të gjatë ishte në kundërshtim me ato që propozonte Presidenti Trump, befas Dr. Fauci ka ndryshuar qëndrim.

Ai mësohet të ketë thënë se, duhet të ketë një qasje të lokalizuar për rihapjen e vendit, në mënyrë që zonat ku nuk ka raste të reja të mund të rihapin shkollat, ndërsa pjesët e tjera të vendit të presin.

Por ish-Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për pandeminë, nuk ka hequr dorë nga skenari pjesë e të cilës është.

Në kundërshtim me Presidentin Trump, i cili më hetër ka deklaruar se “ky grip do të kalojë vetëm me mjekime dhe pa pasur nevojë për një vaksinë”, Dr. Fauci tha se, ai ishte optimist se së shpejti do të kishte një vaksinë.

“Rezultatet e testeve të para  janë inkurajuese”,- deklaroi Dr. Fauci për mediat të cilat janë hapur kundër Presidencës Trump./Burimi: FOX News/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit