Nga sot Balluku vetëm deputete, Gjykata Kushtetuese shpjegon pse u rrëzua ankimimi i Ramës

Nga sot Balluku vetëm deputete, Gjykata Kushtetuese…

Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar vendimin e Gjykatës së Lartë (GJKKO) për pezullimin nga funksionet publike të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Me votat 4 me 4, kërkesa e kryeministrit Edi Rama për të anuluar pezullimin nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme, duke u konsideruar e rrëzuar.

Sipas njoftimit zyrtar, gjyqtarët u ndanë në dy qëndrime: një pjesë argumentoi se masa e pezullimit të një anëtari të Këshillit të Ministrave kërkon autorizim paraprak nga Kuvendi, pasi prek drejtpërdrejt funksionimin e pushtetit ekzekutiv; ndërsa pala tjetër theksoi se Kushtetuta nuk parashikon shprehimisht këtë garanci dhe se kufijtë e imunitetit janë ngushtuar që nga reforma kushtetuese e vitit 2012.

Gjyqtarët Marjana Semini, Gent Ibrahimi, Sonila Bejtja dhe Fjona Papajorgji (kryetare e GJK) votuan pro kërkesës së Ramës, ndërsa Marsida Xhaferrllari, Asim Vokshi, Sandër Beci dhe Elsa Toska votuan kundër.

Si rrjedhojë, Ballukut i rikthehet masa e pezullimit nga detyra si zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës, duke mbetur aktualisht vetëm deputete.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit