Nga sot nisin takimet për pasaporta dhe karta ID, Konsullata në Selanik njoftim për shqiptarët

Nga sot nisin takimet për pasaporta dhe…

Duke filluar nga sot nisin takimet për pasaporta dhe karta ID në Konsullatën e Shqipërisë në Selanik.

Kjo e fundit bën me dije përmes një njoftimi se takimet do të zhvillohen sipas datës dhe orës së përcaktuar në email.

“Sipas masave dhe kufizimeve që janë në fuqi në shtetin grek për grumbullimet. Maska dhe dorezat, paraqitja në orar, distancimi social dhe evitimi i konfuzionit në hyrje të Konsullatës janë detyrim për shtetasit që do të paraqiten për marrjen e shërbimeve”, deklaron Konsullata.

Në deklaratë thuhet se nevojitet “dokumentacioni paraprak i detyrueshëm. Të keni bërë aplikimin online: Pagesën në Bankën Ethniki në nr. llogarisë 212/480800-26: Pagesa për Pasaportë është 130 euro dhe Kartë ID 12 euro: Lutemi të paraqisni fizikisht faturën, nëse e bëni pagesën online nga e-banking ta printoni atë. Paraqitja në orarin e caktuar dhe me masa mbrojtëse”.

Orari i punës i Konsullatës për periudhën deri në 30 qershor:

E hënë – E premte nga ora 8:00 deri 18:00;
Ditën e shtunë nga ora 09:00 deri në orën 16:00;
Ditën e diel nga ora 09:00 deri në orën 14:00.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit