Nga spitali po dërgohej në burg, shqiptari var veten në furgonin e policisë greke

Nga spitali po dërgohej në burg, shqiptari…

Një shqiptar i moshës 38 vjeç, identiteti i të cilit është ende mister ka varur veten brenda furgonit të policisë greke.Sipas larissanet.gr/ shqiptari ka var veten në furgonin e policisë greke Bëhet e ditur se shqiptari po transportohej nga spitali i Amfisës ku ishte dërguar për kurim drejt burgut të Malandrinos, ndërsa ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme. Mësohet se 38-vjeçari nga Shqipëria mund të ketë varur veten me lidhëset e këpucëve në dritaren e furgonit të policisë. Ngjarja e rëndë po hetohet, ndërsa nuk dihet ende arsyeja që ka bërë që shqiptari të marrë këtë vendim për jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit