“Mjekë të tillë nuk harrohen”/ Qytetari falenderon doktoreshë Sarën për shërbimin shembullor

“Mjekë të tillë nuk harrohen”/ Qytetari falenderon…

Një qytetar ka ndarë një mesazh falënderimi dhe mirënjohjeje për doktoreshë Sara Aliaj, e cila është transferuar nga Tirana në Spitalin e Korçës.

Në dëshminë e tij, qytetari vlerëson veçanërisht përkushtimin e mjekes gjatë shërbimit në urgjencë, duke theksuar se edhe gjatë orëve të natës ajo ka qëndruar pranë pacientëve dhe është kujdesur që askush të mos mbetej pa marrë shërbimin e nevojshëm.

“Një shërbim special. Gjatë gjithë urgjencës nuk la pacient pa i bërë çdo gjë të mundur. Natën vonë ishte gjithmonë e gatshme, mbi kokën e pacientëve”, shprehet qytetari në raportimin e tij.

Ai tregon se kishte pasur edhe më parë përvoja në spital, por këtë herë, sipas tij, u përball me një tjetër nivel kujdesi dhe vëmendjeje.

“Kam vajtur edhe herë tjetër dhe nuk më kanë zënë me dorë, por kjo ishte një doktoreshë që nuk harrohet”, shkruan ai.

Në mesazhin e tij, qytetari e cilëson doktoreshë Sara Aliajn si një mjeke që, përtej profesionit, shërben me durim, përkushtim dhe humanizëm, duke falënderuar për kujdesin dhe respektin e treguar ndaj pacientëve.

Mesazhi mbyllet me një urim për mjeken:

“Zoti ju dhëntë shëndet, forcë dhe bekime për çdo të mirë që bëni për njerëzit. Mjekë të tillë nuk harrohen kurrë.”

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit