Nga viti 2035 do të ndalohet shitja e makinave me karburant

Nga viti 2035 do të ndalohet shitja…

DO TË SHITEN VETËM AUTOMJETE ELEKTRIKE

Parlamenti Evropian ka miratuar këtë të martë ligjin për ndalimin e shitjeve të mjeteve me benzinë e gaz nisur nga viti 2035, e duke i hapur rrugë shitjes së automjeteve elektrike.

Ligji parashikon që deri në vitin 2035 prodhuesit e makinave të arrijnë një ulje 100% të emetimeve të dyoksidit të karbonit (CO2) nga makinat e reja të shitura, gjë që do ta bënte të pamundur shitjen e automjeteve të reja me karburant fosile në bllokun 27 vendesh.

Gjithashtu, do të vendoset një ulje prej 55% në emetimet e karbonit për makinat e reja të shitura, në krahasim me nivelet e vitit 2021, shumë më e lartë se objektivi ekzistues prej 37.5%.

“Kostot e funksionimit të një automjeti elektrik janë tashmë më të ulëta se kostot operative të një automjeti me një motor me djegie të brendshme,” tha Jan Huitema, negociatori kryesor i parlamentit për rregullat.

Kjo bën që automjetet elektrike të jenë më të përballueshme për konsumatorët, duke mundësuar përshpejtimin e kalimit nga automjetet me karburante fosile në ato elektrike.

Thomas Schaefer, shefi ekzekutiv i Volkswagen deklaroi vitin e kaluar, se nga viti 2033 marka do të prodhojë në Europë vetëm makina elektrike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit