Nga vjen njerëzimi? Studimi i ri ndryshon të dhënat

Nga vjen njerëzimi? Studimi i ri ndryshon…

Fosilet e zbuluara në shpellat e Afrikës së Jugut të paraardhësve të hershëm të njeriut mund të jenë gati 2 milionë vjet më të rinj se sa mendohej më parë. Këto janë rezultatet e një studimi të ri, i cili hedh dyshime nëse njerëzimi ka ardhur nga ky vend.

Studimi analizoi shkëmbinjtë në zonë dhe zbuloi se ata ishin midis 1.7 dhe 2.27 milionë vjet të vjetër. Megjithatë, një studim i mëparshëm kishte datuar fosilet në të njëjtën zonë në rreth 4.5 milionë vjet të vjetra, sipas një deklarate nga Universiteti i Cape Town në Afrikën e Jugut.

Sipas Tara Edwards, një studiuese postdoktorale në Institutin e Evolucionit Njerëzor në Departamentin e Shkencave Gjeologjike dhe autorja kryesore e punimit të botuar në Science Direct, thotë se e gjithë puna e bërë në vitet e fundit nuk tregon dëshmi të fosileve më të vjetra se 3.2 milionë vjet. 

Një tjetër studim i botuar vitin e kaluar në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences arriti në përfundimin se moshat e mbetjeve të Australopitekut të gjetura në të njëjtën zonë, duke përfshirë fosilin e famshëm Zonja Ples, janë midis 3.4 dhe 3.6 milionë vjet. Ky është më i vjetër se fosili Lucy i gjetur në Etiopi në vitin 1979, i cili është 3.2 milionë vjet i vjetër.

Kërkimet në këto shpella të Afrikës së Jugut filluan në vitin 1936 kur paleontologu Robert Broom zbuloi fosilin e parë të njeriut të rritur. Që atëherë, qindra gjetje të ngjashme kanë dalë në dritë, vendi dhe zona përreth u quajt Djepi i Njerëzimit dhe u shpall një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 1999. Është vlerësuar se 40% e paraardhësve të njohur të njeriut fosile në botë janë gjetur atje. 

Gjetjet e studimit të udhëhequr nga Edwards hedhin poshtë supozimet se vende si ky ruajnë depozitat dhe fosilet më të vjetra se 3.2 milionë vjet, sipas Robyn Pickering, një bashkëautore e punimit./ Moneyreview

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit