Ngacmoi seksualisht 13-vjeçarin në mes të lokalit në Kuçovë, njohja e 31-vjeçarit me të miturin u bë përmes lojës “Free Fire”

Ngacmoi seksualisht 13-vjeçarin në mes të lokalit…

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e 31-vjeçarit që ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Bëhet me dije se i arrestuari është Petrit Pire 31-vjeç, i cili ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçar. Mësohet se 31-vjeçari dhe i mituri ishin njohur në rrjetet sociale në lojën “free fire”.

Ka qenë pikërisht 31-vjeçari që ka ftuar 13-vjeçarin që të pinin një kafe në Kuçovë. Kur janë ulur në kafe Pire e ka prekur të miturin në organet gjenitale. I mituri është larguar i tmerrur për në banesë.

Fillimisht i mituri ka hezituar t’i tregojë familjes ngjarjes, por më pas ka rrëfyer gjithçka dhe kanë bërë dhe denoncimin në polici.

Policia e Beratit ka arrestuar në banesën e tij në fshatin Tapi 31-vjeçarin Petrit Pire, i cili akuzohet për “ngacmim seksual” me të mitur.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, ku edhe do kryhen tashmë hetimet në lidhje me ngjarjen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit