Ngacmoi seksualisht djalin e mitur të bashkëjetueses, arrestohet 36-vjeçari

Ngacmoi seksualisht djalin e mitur të bashkëjetueses,…

Një 36-vjeçar ka ngacmuar seksualisht të miturin i cili ishte djali i gruas me të cilën bashkëjetonte.

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga  Bledi Sinanllarin , banor i qytetit, pasi ka kryer veprime të turpshme ndaj 15 vjeçarit.

Mësohet se ngjarja ka vetëm tre ditë që është denoncuar, ndersa ka ndodhur në gusht të vitit 2022.

Pas denoncimit 36-vjeçari u shpall në kërkim ndërsa u  vu në pranga mesditën e së shtunës.

I mituri është 15 vjeç, djali i bashkëjetueses së të arrestuarit i përkasin komunitetit egjiptian. Në Polici, i mituri ka pranuar se i arrestuari e ka ngacmuar duke e prekur në mënyrë të papërshtatshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit