Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 35 vjeçari në Gjirokastër

Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 35 vjeçari…

Një 35 vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pasi akuzohet se ka ngacmuar një të mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. S., banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ky shtetas ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, thotë policia.

Ende nuk bëhet me dije identiteti i personit të arrestuar dhe rrethanat si e ka ngacmuar të miturën.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit