Ngacmoi s*ksualisht kolegen, shkarkohet nga puna redaktori i “Bild”

Ngacmoi s*ksualisht kolegen, shkarkohet nga puna redaktori…

Redaktori i Bild, Julian Reichelt është larguar nga posti, teksa akuzohet për “Marrëdhënie seksuale, gënjeshtra dhe një pagesë sekrete”. Shkarkimi i Reichelt ka ardhur pas hetimit të kryer nga ana e Corriere.it dhe New York Times.

Kjo e fundit botoi edhe një artikull ku akuzonte Reichelt për abuzim me pushtetin. Fill pas këtij publikimi, botuesi i të përditshmes gjermane, pushoi nga puna 41-vjeçarin Julian Reichelt, i cili ishte në pezullim që nga fillimi i këtij viti për shkak se kishte pasur marrëdhënie me anëtare të stafit.

Ndërkohë pas vendimit, erdhi edhe reagimi i Reichelt i cili u shpreh për ngjarjen.

Reichelt tha:

Ajo për të cilën fajësoj veten për më shumë se çdo gjë tjetër është se kam lënduar njerëzit për të cilët kam qenë përgjegjës.

Burimi: theguardian.comPërktheu dhe PërshtatiGazeta Atdheu

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit