Ngarkesa virale në Athinë në nivelin më të lartë që ka qenë ndonjëherë

Ngarkesa virale në Athinë në nivelin më…

Testet laboratorike të kryera në ujërat e zeza urbane në rajonin e gjerë të Athinës tregojnë se ngarkesa virale është në nivelet e saj më të larta që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit në vend.

Më konkretisht, ngarkesa virale në Athinë u rrit me 171% gjatë javës 12 deri më 18 prill krahasuar me 5 – 11 prill.

Shpërthime të ngjashme u vunë re edhe në Kretë, me Rethymno që regjistroi një rritje prej 120% ndërsa shifra në Agios Nikolaos u rrit 360%.

Ka pasur një rritje të qëndrueshme që nga e mërkura e kaluar dhe kulmi u regjistrua të shtunën e kaluar, sipas Theodora Psaltopoulou, profesoreshë e epidemiologjisë në Universitetin Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës, e cila foli për Skai TV të martën.

“Ujërat e ndotura tregojnë për një rritje graduale, veçanërisht në Athinë,” tha ajo.

Gjithashtu duke folur me Skai, Vangelis Manolopulos, profesor i farmakologjisë në Universitetin Democritus, theksoi se “shifrat po rriten përsëri”.

Të dy besojnë se mbipopullimi i vërejtur javët e fundit, përfshirë festat e paligjshme të organizuara në sheshet qendrore të Athinës, kanë kontribuar në përkeqësimin e të dhënave epidemiologjike në rajon.

Ndërkohë autoritetet shëndetësore njoftuan të martën për 3,789 raste të reja dhe 87 vdekje nga Covid-19.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të koronavirusit të Greqisë është tani 320,629, me 9,627 të vdekur.

847 pacientë mbeten të intubuar në njësitë e kujdesit intensiv ndërsa 1,963 kanë dalë nga njesitë e kujdesit intensiv.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit