Ngec në “rrjetë”/ KPK shkarkon “kryegjyqtaren e skandaleve”

Ngec në “rrjetë”/ KPK shkarkon “kryegjyqtaren e…

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të Kryetares së Gjykatës së Kavajës, Entela Shedula.

Shkarkimi i kryegjyqtares është bërë pasi KPK konstatoi mungesë të burimeve të ligjshme të pasurisë.

Kryetarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Kavajë, Entela Shedula rezulton me një të kaluar profesionale me shumë probleme.

Ndër vite mediat kanë raportuar përfshirjen e saj në skandale.

Lirimi i një personi të akuzuar për vepra të rënda penale, në vitin 2014 ka detyruar ish- Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri që të reagojë zyrtarisht.

Letra zyrtare e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, drejtuar ish-Presidentit Bujar Nishani, mban datën 18 prill 2014, dhe ka numër protokolli 2630/3.

Bëhet fjalë  për lirimin e një shtetasi të akuzuar për tri vepra penale, të cilin kryetarja e Gjykatës së Kavajës, Entela Shedula e ka liruar nga burgu, në kundërshtim edhe me kërkesën e Prokurorisë.

CNA.al ka zbardhur më parë pasurinë e kryegjyqtares Entela Shedula, të cilën mund ta lexoni në linkun më poshtë.

/cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit